Ditë më parë i gjithë rrjeti u trazua pasi u publikuan foto të vogëlushes së Kylie Jenner përkrah truprojes së saj të cilat krijuan një teori konspirative krejt të re, se ai është babai i bebushes.
Edhe vitin e kaluar u aludua se më e vogla e klanit Kardashian-Jenner kishte pasur marrëdhënie me Tim Chung. Ky i fundit i cili është polic në Los Angeles punon part time për familjen Kardashian si truproja e tyre.
I pyetur nëse është apo jo babai i Stormi ai ka tundur kokën në shenjë pohuese dhe tha se nuk mund të flasi për këtë çështje. Ndërkohë që Kylie i është përgjigjur këtyre thashethemeve me humor dhe aspak seriozitet, me siguri do të mbajë qëndrim jo shumë të mirë kundrejt përgjigjes së Tim Chung.