Nëpërmjet një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it, Rita Ora ka njoftuar për lajme të reja. Ajo ka bërë me dije se i është bashkuar fushatës së UEFA @weplaystrong dhe është shumë e emocionuar për këtë. Këngëtarja me famë botërore na zbulon ndër të tjera dashurinë e saj të dytë pas muzikës, futbollin. Më tej ajo fton të gjithë fansat e saj të ndjekin turin e saj The Girls Tour dhe pse jo ti bashkohen në udhëtim. /55news.al/