Ende nuk ka përfunduar drama mes Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston.
Burime pranë aktores së famshme kanë konfirmuar për “In Touch” se Brad dhe Jennifer janë rikthyer së bashku dhe së shpejti do të bashkëjetojnë por Jolie nuk është aspak e kënaqur nga ky fakt.
Çifti që i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2005 janë shumë të lumtur që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit madje kanë diskutuar edhe për të pasur një fëmijë së bashku.
“Duket se ëndrrat e Aniston janë bërë realitet, ajo po merr fatin dhe dashurinë ashtu siç i ka dashur gjithmonë” ,-shton burimi.
Nga ana tjetër, Angelina Jolie e cila ishte e para që kërkoi divorcin nuk është apask e lumtur që ish bashkëshorti i saj ja nisi nga e para vetëm pak kohë pas ndarjes së tyre.
Të pyetur rreth kësaj çështje dhe ribashkimit me Aniston, përfaqësuesit e Pitt nuk kanë pranuar të japin asnjë koment.