Një djalë 26-vjeçar është arrestuar ditën e kaluar pasi ka hyrë me forcë në rezidencën e Rihanna-s duke prishur sistemin e sigurisë.
Këngëtarja e famshme nuk gjendej në shtëpinë e saj në Los Angeles pasi ndodhej në New York për hapjen e koleksionit të saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.
Personi i quajtur Eduardo Leon kishte rreth 24 orë që qëndronte në shtëpinë e 30-vjeçares dhe autoritetet përkatëse e gjetën të shtrirë në krevatin e saj teksa karikonte telefonin.
Pasi u arrestua ai pretendonte se shkoi në shtëpinë e yllit të muzikës pasi dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai kishte marrë me vete edhe një çantë me rroba dhe po e priste më padurim ardhjen e këngëtares.
Pasi është arrestuar, Eduardo duhet të paguajë 150 mijë dollarë për lirim me kusht.