Fytyrat e tyre mund ta keni parë kudo por që të ishte stampuar edhe në kostumet e banjove për femra askuj nuk ia priste mendja. Epo ja që ndodhi dhe kjo gjetje s’mund të ishte më gallatë se kaq.
Emisioni i mëngjesit “This Morning” shkaktoi të qeshura pafund tek ndjekësit e tij, kur në studio u shfaqën papritur 2 modele, që mbanin veshur trupore me fytyrën e çiftit mbretëror të stampuar.
Prezantuesit nuk mund ta mbanin të qeshurën dhe nisën të komentonin rrobat e banjës të çuditshme që ia behën papritur në emision. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga teleshikuesit, që nisën të komentonin në Twitter.
Dikush do ta ndjekë me kërshëri dasmën e momentit, por kurrsesi nuk do të veshë truporen me mjekrën e Princ Harry-t të pozicionuar në një vend të tillë.