Pink ka pasur përgjigjen perfekte ndaj një fansi në Twitter që i tha se dukej shumë e vjetër.
"Pink duket kaq e vjetër saqë duket quajtur Purple ,"-shkruan përdoruesi i Twitter.
Por nuk ka munguar përgjigjja e këngëtares: "Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyralë dhe unë kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia."
Kjo nuk është hera e parë që Pink përgëzohet se ka thënë gjënë e duhur.
Duke marrë çmimin Michael Jackson Video Vanguard në Video Music Awards në vitin 2017, Pink dha një fjalim emocionalisht të fuqishëm, inteligjent dhe të artikuluar.
Qëllimi ishte vajza e saj 6-vjeçare, që ishte e shqetësuar se dukej si djalë dhe Pink e solli për publikun në një mënyrë kaq të bukur.
Ajo shpjegoi sesi vajza e saj i kishte thënë se ndihej 'vajza më e shëmtuar që njeh' për shkak të flokëve të drejtë dhe se dukje si djalë.
Por Pink e kishte kundërshtuar duke i thënë “ Je shumë e bukur” dhe i dha disa këshilla shumë të vlefshme.
“Unë i thashë se kur njerëzit bëjnë shaka me mua thonë se dukem si djalë ose kam tipare mashkullore. Më ke parë mua duke i rritur flokët, duke ndryshuar trupin tim? Ne nuk ndryshojmë. Ne i ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë, kështu që ata mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë. ”
Pink e mbylli fjalimin me një mesazh për vajzën e saj e cila ishte në audiencë: “Dhe ti vajza ime e dashur je e bukur dhe unë të dua shumë.”