Rita Ora ka kujtuar Avicci gjatë “The Biggest Weekend”, festivalit të organizuar nga “BBC Music”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe Tim Bergling, që u gjet i vdekur në Oman në 20 prill, kanë bashkëpunuar së bashku për këngën ‘Lonely Together’.
Në skenën Swansea në Galles, Ora ka kënduar teksa në ekranin e madh në krah të saj është shfaqur e shkruajtur ‘Avicci 1989-2018. Zëdhënësja i dj, ndër të tjera ka shuar zërat për një album të mundshëm të tij pas vdekjes.
‘Ju falënderoj që më ndihmuat të këndoj këtë këngë’, ka thënë Ora përpara publikut në delir. Është gjithmonë e vështirë për mua ta këndoj, prandaj faleminderit vërtetë që e bëtë për mua’.
Rita është mallëngjyer shumë teksa kujtonte të riun dj suedez. Këngëtarja ka qenë një nga artistet që kanë marrë pjesë në festival, së bashku edhe me Taylor Swift, Shawn Mendes, Camila Cabello, Florence & the Machine dhe Ed Sheeran.
Bashkëpunimi për ‘Lonely Together’ në 2017 ka qenë në top listën e klasifikimeve pothuajse në të gjitha vendet europiane.
Ndër të tjera pas disa zërave ku flitej për një album pas vdekjes të Avicii, mbërrin një mohim nga ana e Diana Baron, zëdhënëses së Dj. ’Tim po punonte për një material të ri, të cilin e ka bërë me shumë postime në kanalin e tij social në vitin e fundit ka shpjeguar ajo. Por për momentin nuk do të ketë një album të ri”.