Yjet shqiptarë të muzikës botërore pritet të zbresin së shpejti në kryeqytet. Më 1 qershor do të ndezë skenën në “Sheshin Skënderbe” për publikun shqiptar fituesi i Sanremos Ermal Meta, ndërsa më 3 qershor bukuroshja Rita Ora. Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepaj dhe Kida do tu bashkohen dy artistëve që vijnë nga jashtë duke i dhuruar kështu publikut shqiptar momente të paharruara. Kujtojmë se të dy koncertet janë të hapura për publikun.