Një juri ka ngritur aktakuzë ndaj producentit kinematografik Harvey Weinstein për përdhunime dhe abuzime seksuale. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat citojnë zyrën e prokurorit të Manhatanit.
Aktakuza vjen pasi avokatët e producentit kanë komunikuar vendimin e klientit të tyre për të mos dëshmuar para jurisë së madhe, duke thënë se ata nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.
Benjamin Brafman, avokat i Weinsteuin ka pranuar që klienti i tij ‘ do të mbrohet me të gjitha mënyrat’ dhe do ta apelojë në gjykatë.
Sipas prokurorit të Manhatanit Cyrus Vance Jr, me inkriminimin e producentit të HollyWood shkohet përpara në lidhje me përgjegjësitë e tij.