Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u komentua gjatë ndarja e saj me bashkëshortin Adis, me të cilin kanë edhe një djalë që quhet Troi.
Për herë të parë modelja e pranoi ndarjen në një intervistë televizive, ku tregoi se ajo dhe ish bashkëshorti ishin ndarë sepse ishin shumë të rinj dhe ardhja e Troit në jetën e tyre ishte shumë herët.
Madje në një intervistë tjetër ajo foli dhe për marrëdhënien shumë të mirë që kanë pas ndarjes, duke treguar se e respektojnë njëri-tjetrin për aq sa i takon.
“Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej.
Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon,”-përfundon Adrola.
Mirëpo ditën e sotme ajo është kapur mat së bashku me ish-bashkëshortin në kryeqytet. Nga fotoja që është siguruar nga ‘Intv.al’ Adrola dhe Adisi shihen shumë pranë njëri-tjetrit duke u futur në një restorant. Nuk dihet nëse çifti është rikthyer sërish bashkë, por ajo që kuptohet që ata shkojnë mirë me njëri-tjetrin.