Një anëtare e parlamentit rus ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke i bërë apel grave dhe vajzave të reja ruse të mos kryejnë marrëdhënie intime me turistë të huaj.
Sipas Tamara Pletnyova, kryetare e komisionit të çështjes së grave, fëmijëve dhe edukimit lindja e këtyre fëmijëve sjell pasoja të rënda psikologjike në jetët e tyre, pasi nuk lindin si pjesë e një dashurie.
Por ana tjetër e kësaj deklarate pasqyron se fëmijët rusë me prejardhje dy racore janë ndër kategoritë më të anatemuara dhe më të privuara nga shoqëria ruse.
Një pjesë e tyre etiketohen si “fëmijët olimpikë”, për shkak të historisë ku shumë femra ruse mbetën shtatzëna me disa sportistë të Lojërave Olimpike në vitin 1980, që u zhvilluan në Rusi.