U mbyll me rezultatin 3 me 0 përballja midis Belgjikës dhe Panamasë, ku fusha e blertë u sundua pothuajse gjatë gjithë kohës nga belgët.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte pak e vakët duke bërë që të mbyllej me rezultatin 0 me 0, gjë e cila zhgënjeu shumë tifozët e futbollit.
Por menjëherë pas startimit të 45-minutëshit të dytë belgët arritën ta merrnin veten dhe të tregonin një superformë duke realizuar në portën e kundërshtarit 3 gola.
I pari që kaloi belgët në avantazh ishte Dries Mertenes i cili shënoi vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së parë.
Më pas do të ishte Romelu Lukaku ai i cili do të dyfishonte rezultatet për belgët në minutën e 69-ë.
Ndërsa në minutën e 75-ë Lukaku do të trefishonte rezultatin e Belgjikës dhe do të dyfishonte atë të tijin.
Nga ana tjetër ekipi i Panamasë u mundua më të gjitha forcat për të bërë të paktën një gol por këto përpjekje rezultuan të kota.