Ndërkohë që për futbollistin e kombëtares portugeze po flitet gjithmonë e më shumë për golin kundër Spanjës në Botërorin e Rusi 2018, e dashura e tij Georgina Rodriguez nuk kalon pa u vënë re në “Gran Canaria Swimwear fashion week” duke shfaqur një bark dyshues, vetëm shtatë muaj nga lindja e Alana Martina.
Me një bluzë të zezë dhe fund fosforeshent Georgina ngjall dyshime dhe bëhet lajm nëpër mediat rozë. Të jetë vallë sërish shtatzënë Rodriguez? Kjo mbetet për tu parë.