7 tifozë argjentinas janë arrestuar në Moskë pas përleshjes me tifozët kroatë gjatë dhe pas ndeshjes Argjentinë-Kroaci, e fituar 3-0 nga ballkanasit.
Lajmin e bëri të ditur Komiteti Organizativ i Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Në fakt, në orët e para të së premtes, FIFA paralajmëroi se po shikonte me vëmendje pamjet filmike, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e përleshjeve të dhunshme, gjatë këtij takimi.
Tani të 7 të arrestuarit do të dalin para drejtësisë dhe do të përballen me ligjet ruse në fuqi, për rastet e përfshirjes në shfaqje të dhunshme, gjatë aktiviteteve sportive.