Në “Ekaterinburg Arena” po luhet sfida e vlefshme për Grupin H mes Japonisë dhe Senegalit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e shënuar nga Mane dhe Inui.
Në minutën e 11-të Mane, i ndihmuar paksa edhe nga fati, zhbllokon rezultatin, duke kaluar Senegalin në avantazh.
Japonezët reagojnë me Inui, i cili në minutën e 34-t pas një veprimi të bukur në zonë, gjuan saktë, duke barazuar shifrat, 1-1.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave.