Dhoma e Gjykatësve te UEFA-s ka dënuar ekipin italian të Milanit me dy vite përjashtim nga Evropa. Ky komunikim u bë vetëm para pak minutash në faqen zyrtare të UEFA-s dhe ka rezultuar edhe më i rendë nga sa u mendua në fillim.
Edhe nëse Milan do të renditet në katër vendet e para apo edhe ne zonën e Europa League, nuk do të mund të marrë dot pjesë në kompeticionet Evropiane.
Ekipi italian ka 10 ditë kohë që ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Komunikata zyrtare e UEFA-s për Milanin:
“Dhoma e gjykatës se CFCB: vendimi për AC Milan,
E mërkurë, 27 qershor 2018
Dhoma e gjykatësve të Organit të Kontrollit Financiar për klube ka marre një vendim për çështjen Milan. Dhoma e gjykatësve të Organit të Kontrollit Financiar për Klube, me në krye Jose Narciso de Cunha Rodrigues, ka marre një vendim rreth AC Milan pasi çështja e tyre kaloi nga dhoma e investigimit të CFCB për thyerje të rënda të rregullave të Fair Play Financiar, dhe sidomos për thyerjen e rregullit te barazimit të bilancit (break-even rule). Klubi i AC Milan nuk do mund të mare dot pjesë në kompeticionet e UEFA-s për klube nëse kualifikohet për dy sezonet e ardhshme (2) (vlen për kompeticionin 2018/19, dhe në sezonin 2019/20 nëse do të kualifikohet). Kundër këtij vendimi, Milani ka mundesinë të paraqitet përballë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv sipas Artikullit 34(2) të rregullores proceduriale të CFCV dhe UEFA-s’’.