Pas asaj mbrëmje të çmendur, në ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë, “Pibe de Oro” iu rikthye normalitetit, duke u shfaqur në programin “La Mano del Diez”, (Dora e Dhjetës) në televizionin Telesur, ku i siguroi të gjithë se është mirë.
“Dua ti bëj të ditur të gjithëve se jam më i gjallë se kurrë”, këto ishin fjalët e Diego Armando Maradonës, që gjithashtu sulmoi të gjithë ata që shpërndanë lajme të rremë për shëndetin e tij.
“Folën për barela dhe ambulanca. Në internet qarkulluan gënjeshtra të pakuptimta. E kuptoj zilinë, por është e papranueshme të thuhen gënjeshtra”, deklaroi legjenda argjentinase.