Takimi Brazil-Serbi ishte ndeshja e cila pritej me më shumë interes brenda Grupit E.
Brazilianët fituan 2-0 një ndeshje që e sunduan gjatë gjithë kohës.. por kjo situatë solli trazira në stola ku protagonistë u bënë tifozët e të dyja skuadrave, që u përfshinë në një përleshje mes tyre.
Mediat serbe u munduan ta manipulonin situatën duke e përshkruar atë si një rrufe në qiell të hapur, pasi atmosfera në Moskë, gjatë të gjithë këtyre ditëve ishte festive, e të gjithë ishin në paqe me njëri-tjetrin.
Por, historia e vërtetë ishte krejt ndryshe pasi në këtë Botëror ka pasur shumë skena dhune me protagonistë po serbë. Ironia e fatit deshi që arena e sherrit të radhës të ishte pikërisht Vjena, aty ku ditë më parë, ata u përplasën me tifozë shqiptarë pak ditë përpara sfidës mes Serbisë dhe Zvicrës.
Plot 200 persona hodhën flakadanë dhe dolën në rrugë me thirrje nacionaliste duke bllokuar rrugët. Policia austriake ndërhyri shpejt duke e qetësuar gjendjen.