Një detaj që bie menjëherë në sy. Legjenda e futbollit argjentinas Armando Maradona mban gjithmonë dy ora, nga një orë në secilën dorë.
Ai është fotografuar në tribunën VIP gjatë ndeshjeve të këtij kampionati botëror, gjatë ndeshjeve ku luante Argjentina dhe ajo që ka rënë në sy është fakti që ai mban dy ora në duar.
Ky veprim jo i zakontë i legjendës së futbollit e ka një shpjegim. Mësohet se një orë e mban për të parë kohën në Argjentinë ku ka familjen dhe tjetrën për kohën e vendit lokal ku ndodhet në ato momente, konkretisht në Moskë.