Pas përhapjes së lajmit se përballë hotelit ku do të qëndronte ekipi i Argjentinës ndodhes një pikturë murale e Cristiano Ronaldos, artistët e qytetit të Kazanit në Rusi janë vënë direkt në lëvizje.
Ata kanë punuar gjatë gjithë natës së të enjtes për të pikturuar një murale të argjentinasit Lionel Messi përball ndërtesës ku qëndron piktura e Ronaldos, duke larguar përplasjet në qytetin që pret ndeshjen e Kupës së Botës.
Komisioni i drejtimit të qytetit dhe banorët e Kazanit sapo dëgjuan lajmin se Lionel Messi do të qëndronte në të njëjtin hotel ku ka qëndruar Cristiano Ronaldo para një viti filluan realizimin e kësaj pikture për të shmangur pakënaqësinë e një prej lojtarëve më të mirë të futbollit.
Megjithatë sesa ndikim do të ketë ky realizim në gjendjen e Messit do ta shohim në ndeshjen me Francën.