Pak orë para sfidës së darkës midis Kolumbisë dhe Anglisë ka plasur një debat për titullin e njërës prej gazetave më të mëdha angleze, “The Sun”.
Ajo ka publikuar në faqen e parë foton e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, të shoqëruar me shkrimin “Go Kane”.
Shqiptuar në anglisht tingëllon ‘gokaine’ shumë e afërt me ‘kokainë’. Dhe kjo ndodh në ndeshjen me Kolumbinë, vendi më i madh i prodhimit të kokainës.
Dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer kolumbianëve, të cilët e kanë marrë me dy kuptime titullin e gazetës, dhe janë vërsulur në webin e saj me fyerje dhe kërcënime. Por ka pasur dhe nga ato komentues që kanë qenë më të përmbajtur duke shkruar se përgjigjen Anglia do e marrë në fushë.