Diego Armando Maradona ka befasuar në një intervistë të fundit të tij teksa ka deklaruar se fituesi i këtij Botërori do të jetë Brazili. Legjenda argjentinase që në vendin e tij konsiderohet ‘Zot’ për “De la Mano del Diez” në kanalin venezuelian “Telesur”, ka folur shumë mirë për ‘seleçaon’ ashtu edhe trajnerin Tite.
“Il Pibe de Oro” saktësisht deklaroi: “Brazil-Meksikë më pëlqeu, ishte një ndeshje e bukur. Pashë një Seleçao shumë solid, në gjendje të fitojë Kupën e Botës. Më pëlqen shumë Tite si trajner, sepse di ta vendosë mirë skuadrën në fushë. Sulmuesit brazilianë dhe ata 4 që janë pas tyre, janë forca e vërtetë: dinë ta luajnë topin, të vertikalizojnë, të sulmojnë të gjithë bashkë”.
Në këtë intervistë Maradona ka lavdëruar rivalët historik, ndërsa nga ana tjetër nuk i ka kursyer kritikat e forta për Sampaolin dhe Argjentinën, pas katastrofës së Rusisë.