5 leksione nga Botërori për sipërmarrësit

E mërkurë, 04 July 2018 07:52

Kupa e Botës është më shumë se një ngjarje sportive; është një moment botëror që vjen një herë në katër vjet dhe merr vëmendjen si të tifozëve më të zjarrtë dhe të atyre indiferentë ndaj sportit.

Kupa e Botës është më shumë se kënaqësi dhe ndeshje. Futbolli ndërkombëtar është një biznes i madh, dhe si i tillë mund të na mësojë shumë rreth biznesit personal. Kampionati Botëror gjeneron miliarda dollarë fitime. Por çfarë mund të mësojnë sipërmarrësit nga një ngjarje që zhvillohet një herë në katër vjet? Me sa duket shumë…

1.Puna në grup është gjithçka

Mësimi më i qartë që Kupa e Botës na mëson është se puna në grup është gjithçka. Ju mund të hidhni në fushë lojtarin më të mirë përballë skuadrës më pak të kualifikuar, por i vetëm, nuk mund t’ia dalë. Ju duhet të ndërtoni një skuadër rreth atij lojtari dhe të zhvilloni një strategji që mbështetet tek pikat e forta të skuadrës suaj.

Për kompanitë, rekrutimi i talenteve në bazë të objektivave dhe zhvillimi i një strategjie për pasojë është mënyra më e mirë për të arritur rezultate. Ju keni nevojë për njerëz të aftë për të zhvilluar detyrat e nevojshme; ju keni nevojë për golashënuesit dhe lojtarët mbështetës. Përkushtimi dhe aftësitë janë çelësi, por aftësia për t’i bërë bashkë këto karakteristika në një ekip, përcakton suksesin e një skuadre.

2.Ndonjëherë Davidi mund Goliatin*

Askush nuk do ta kishte parashikuar deri sa ndodhi, por Kampionia në fuqi e Kupës së Botës, nuk ia doli mbanë të kualifikohej në fazën e grupeve, pas humbjes përballë Meksikës dhe Koresë së Jugut.
Eliminimi i Gjermanisë nga skuadra më pak të forta është e ngjashme me një biznes të vogël apo startup që shkatërron një kompani me histori. Ndonjëherë “shkatërruesi” mbijeton si në rastin e Meksikës, ose dështon si në rastin e Koresë e Jugut – cilido qofshi, të shikoni për këto mundësi dhe t’i kapni kur ju vijnë, mund t’ju ndihmojë në rritjen e biznesit tuaj.

3.Marketingu është i rëndësishëm, por veprimi është thelbësor

Marketingu dhe reklamimi janë elemente të rëndësishme për çdo ngjarje sportive si Kupa e Botës apo Lojërat Olimpike. Me kaq shumë sy të ngulitur në të njëjtin vend, kompanitë kërkojnë me këmbëngulje të shfaqin mesazhin e tyre në çdo mënyrë të mundshme. Por, kjo mundësi ekziston vetëm për shkak të asaj që po ndodh në fushë.

Nëse nuk do të ishte për skuadrat dhe lojtarët, spektatorët nuk do t’i mbushnin stadiumet dhe hapësirat publicitare do të ishin të kota. Kjo gjë përcjell një leksion të rëndësishëm, në veçanti për startup-et, rreth ekuilibrimit të nevojës së një fushate marketingu të fortë me veprimin dhe vlerën reale për ta mbështetur atë.

4.Kultivoni rast pas rasti

Shikoni stadiumet gjatë çdo ndeshje të Kupës së Botës. Çfarë shihni? Tifozë të çmendur dhe huliganë që u janë përkushtuar tërësisht skuadrës së tyre. Çdo gol dhuron entuziazëm dhe gëzim të madh tek turma, çdo fitore është burim krenarie dhe çdo humbje sjell lot. Këto skuadra kanë kultivuar emocione përgjatë viteve nëpërmjet historisë së tyre, triumfeve dhe potencialit.

Derisa biznesi juaj të arrijë suksesin, ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Ju duhet të nisni të ndërtoni një bazë konsumatorëve. Fitimi i besimit të konsumatorëve është i rëndësishëm për qëndrimin në treg.

5.Udhëheqësit e mirë mund të bëjnë diferencën

Në fund, talenti në fushën e lojës gjatë Kupës së Botës është mjaft i dukshëm dhe vendimtar, por është udhëheqësi ai që i ndihmon t’i bëjë të gjithë bashkë. Talentet e papërpunuara pa kohezion dhe pa drejtim mund të rezultojnë në ego konkurruese, të sjellin konflikte dhe kaos. Por nëse një talent drejtohet nga një lider i fortë, me vizion koherent dhe një plan konkret për ta arritur, ky talent mund të shfrytëzohet për të arritur objektivat dhe për të fituar kampionatet.

E njëjta gjë vlen për kompanitë. Ju mund të krijoni një skuadër të madhe ose të dështoni, nëse kompania juaj është apatike dhe e çorganizuar. Është e nevojshme që të shfrytëzoni aftësitë e njerëzve të talentuar, të gjithë atë energji dhe para të shpenzuara ju duhet ta aplikoni në objektiva specifikë dhe të matshëm.

Nëse dikush nuk është duke dhënë më të mirën e vetes, drejtuesit e mirë duhet të punojnë me të për të zgjidhur problemin. Drejtuesit duhet të përcaktojnë qartë rolet në një ekip dhe duhet të bëjnë bashkë pjesëtarët e ekipit, në mënyrë që forcohen pikat e tyre të forta dhe të dobësohen pikat e dobëta.

Dhe në fund, liderët më të mirë u janë mirënjohës lojtarëve për rezultatet e arritura në fushë dhe i lënë rezultatet të flasin vetë. /Monitor/

 

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 08:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...