Skënderbeu është duke bërë gjithçka për tu rikthyer në formën e tij më të mirë dhe për ta bërë këtë qëllim ekipi korçar po rimerr sërish lojtarët e huazuar.
Një futbollist i cili u bashkua sërish me Skënderbeun është sulmuesi 24-vjeçari Ardit Hoxhaj i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e huazimit të Flamurtarit.
I pyetur nga 55news.al për se a ka qenë dëshirë e tij rikthimi tek Korçarët, Ardit Hoxhaj është shprehur që ka qenë një dëshirë e madhe nga ana e tij por edhe nga ana e trajnerit Orges Shehi.
“Ka qenë dëshira ime që të kthehem të Skënderbeu, por edhe drejtuesit kur i kam kontaktuar kanë shprehur të njëjtën dëshirë” tha 24-vjeçari.
Më tej i pyetur për gjendjen jo të mirë të ekipit Hoxhaj tha se do përpiqen për të bërë më të mirë e për të qenë sërish kampion./55news.al