×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Belgjika i jep leksion futbolli anglezëve, merr vendin e tretë

Saturday, 14 July 2018 18:04

Belgjika ka fituar 2-0 ndaj Anglisë duke marrë vendin e tretë në Kupën e Botës. Ishte një ndeshje e ekzekutuar shumë mirë nga Djajtë, të cilit gjatë shumicës së kohës kanë kontrolluar pa shumë probleme anglezët, që vetëm nëpërmjet goditjeve standarde janë treguar të rrezikshëm.

Ashtu si në dy ndeshjet paraardhëse, Belgjika e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjen golin që në minutën e 4’. Dy lojtarët e krahëve Chadli dhe Meunier gjejnë njëri-tjetrin me të fundit që shtyn topin në rrjetë. Belgët nuk e ulin ritmin dhe kanë disa mundësi të tjera për të thelluar diferencën, ndërsa Anglia duket e përgjumur dhe ndryshimet e shumta nuk kanë ndikuar për mirë.

Pas pushimit anglezët rrisin ritmin dhe fillojnë të krijojnë mundësi goli. Gjithsesi Djajtë mbeten të rrezikshëm në kundërsulm por janë tepër të pasaktë përpara portës. Mundësia më e mirë e Tre Luanëve vjen nga Dier i cili vetëm për vetëm me portieri Courtois godet mirë, por Alderweireld shpëton portën e tij. në minutën e 82’ vjen goli i nokautit për Anglezët. Eden Hazard dyfishon rezultatin duke i dhuruar të tijve vendin e tretë në Kupën e Botës.

Modifikuar më Saturday, 14 July 2018 20:12
Login to post comments