Karateistët e Kosovës kanë zënë vendin e dytë në garat e organizuara në Turqi në mesin e 48 shteteve pjesëmarrëse.
Ky sukses vjen pas suksesit të Kosovës në xhudo në garat mesdhetare në Spanjë, transmeton KP.
Në turneun tradicional “Turkey Open”, për nga numri i medaljeve të fituara, e para ka dalë Turqia, e dyta Kosova, e treta Rusia dhe e katërta Rumania.
Kosova ka fituar 4 medalje të arta, 6 të argjende dhe 7 të bronzta.