Në “Luzhniki Stadium” të Moskës po luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë.
Në minutën e 18-të vjen goli i parë. Nga një goditje dënimi, topi krosohet në zonë dhe aty me kokë Mandzukic shkakton autogol.
Kroacia kërkon barazimin dhe Perisic në të 27’ shpërthen, por ndalohet nga Kante, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.
Nga ky aksion Perisic barazon shifrat me një gjuajtje të fortë nga brenda zone (29’)