Në “Luzhniki Stadium” të Moskës po luhet finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-1 për francezët (Mandzukic autogol 18’, Griezman me penallti 38’/ Perisic 18’).
Rezultati thellohet në pjesën e dytë. Pogba në të 59’ gjuan mjeshtërisht nga jashtë zone, duke realizuar golin e tretë.
Nuk ndalen francezët, Mbappe me një gjuajtje të fortë realizon edhe të katërtin, duke hipotekuar trofeun.
Manzokic shënon golin e dytë për Kroacinë.