Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest për t’u vlerësuar pas finales së Kupës së Botës.
Franca u shpall kampione e botës për herë të dytë në histori, duke mposhtur 4:2 Kroacinë në ‘Luzhniki’.
Pas ndeshjes presidenti Macron, ka shkuar në zhveshtoren e ekipit të Kroacisë, për t’i përgëzuar për paraqitjet e bëra në këtë botëror.
Kujtojmë se për Kroacinë arritja në finale, është suksesi më i madh i arritur me ekipin kombëtar në futboll. /Lajmi.net/