Zvicër, kampionati dominohet nga futbollistët me origjinë shqiptare

Diel, 22 July 2018 08:12

Nga ARIF EJUPI

Dhjetë vjetshin e fundit gati të gjitha ekipet e Raiffeisen Super Lagaue të Zvicrës në futboll kanë pasur edhe kanë në radhët e veta të paktën tre-katër futbollistë me origjinë shqiptare.
Këtë fakt e ka mundësuar edhe përqendrimi i mërgatës sonë në numër të konsiderueshëm në këtë vend në jug të Evropës Qendrore,ku kushtet për t’u marr me të gjitha llojet e sporteve janë të jashtëzakonshme.
Fëmijët e mërgimtarëve tanë në dy dekadat e fundit po tregohen të frytshëm në shumë disiplina sportive e veçmas në futboll.
Sikurse viteve të mëhershme edhe Kampionatin e sivjetmë të futbollit helvetik në të dyja Ligat kryesore do ta karakterizojë numri i madh i talentëve me origjinë shqiptare
Në FC Basel 1893 edhe pse vetëm 17 vjeç krahas Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit,për të bërë vend në njëmbëdhjetëshin e kësaj skuadre të njohur do të luftojë edhe Tician Tushi,i cili nga të gjithë profesionistët e futbollit po shihet jo vetëm si shpresë e ardhshme e sulmit të Baselit por edhe i kombëtares së Zvicrës.
Në anën tjetër trajneri i FC Grasshopper të Cyrihut,Thorsten Fink që drejtimin e kësaj skuadre e ka marrë kah mesi i prillit të këtij viti llogarit shumë në formën e shkëlqyeshme të Meriton Kastratit,Bujar Likës,Gjelbrim Taipit,Nedim Bajramit,e veçantë të sulmuesit të spikatur Shani Tarashaj,i rikthyer në ekipin amë këto ditë,në formë huazimi për një vit nga FC Everton i Anglisë.
Kurse si të pakënaqur me tretmanin e tyre në këtë Klub gjatë këtij afati kalimtar janë larguar Florian Kamberi,Alban Pnishi dhe Albion Avdijaj.
Kamberi 23 vjeç gjatë këtij sezoni do t’i prijë sulmit të FC Hibernian të Edimburgut të Skocisë.
Ndërkaq,Alban Pnishi i formuar si futbollist në FC Ëohlen dhe i dalluar në FC Grasshopper si mbrojtës para pak ditësh për habi të të gjithëve ka udhëtuar drejt Izraelit,ku ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën elitare të këtij vendi FC Bnei Sakhin.
Befasues dhe i papritur nga kjo ekip e Cyrihut ka qenë edhe largimi i sulmuesit të djathtë Albion Avdijaj,i cili afirmimin e tij të mëtejmë do ta kërkojë tek Klubi hungarez FC Debercen.
FC Neuchatel-Xamax i rikthyer pas gjashtë vjetësh në grupin e skuadrave më të mira të Zvicrës,në këtë kampionat starton me një fond prej njëzetepesë futbollistësh,ku gjashtë prej tyre janë me origjinë shqiptare si:Arbenit Xhemajli,Arbnor Fejzullahi,Samir Ramizi,Dilan Qela,Liridon Mulaj dhe i porsaardhuri në ekip Kemal Ademi,deri dje pjesë e juniorëve të FC Hoffenheim të Gjermanisë.
BSC Young Boys i Bernës edhe këtë vit nis garat si pretendent kryesor për ruajtjen e titullit Kampion i Zvicrës në futboll.
Më këtë skuadër pati luajtur edhe shqiptari nga Kumanova,Taulat Seferi. Ai në shtatë paraqitjet e tij tregoi aftësi prej futbollisti mjaft cilësor. Megjithatë edhe pse pas përfundimit të Kampionatit u rikthye në skuadër nga FC Ëolhen u çua para dy ditësh prapë si huazim për një vit tek FC Ëinterthur po ashtu anëtar i Challenge League të Zvicrës.
Mjaft të kënaqur në FC Zurich,kjo një skuadër tjetër e këtij qyteti në Superligën e Zvicrës,po ndihen futbollistët e natyralizuar Milrind Kryeziu,Toni Domgjoni,Izer Aliu,Lavdrim Rexhepi dhe Hekuran Kryeziu,i cili pas një kohe të gjatë u largua nga FC Luzern për t’u bërë titullar i FC Zurich-ut fqinjë.
Prej sot me FC Zurich do të luajë edhe Benjamin Kololli i cili në kampionatin e kaluar luajti në FC Lausanne Sport,skuadër kjo e kantonit Vaud,e larguar para dy muajve për shkak rezultateve të dobëta nga elita e futbollit zviceran.
FC Luzern ka kohë që në Zvicër vlerësohet si skuadër solide dhe e qëndrueshme.
Nga kategoritë juniorë të kësaj skuadre çdo vit dalin emra të njohur futbollistësh që edhe pse mjaft të rinj me lojën e tyre të bukur kënaqin të gjithë adhuruesit e futbollit në Zvicër dhe jashtë saj.
Pjesë e kësaj shkolle është edhe mesfushori Idriz Voca me prindër nga Mitrovica e Kosovës.
Voca edhe pse vetëm 21 vjeç me Luzernin luajti 19 ndeshje dhe tregoi formë të shkëlqyer.
Ai u shqua për funksionimin perfekt të mesfushës për çfarë edhe mori besimin e kryetrajnerit belg të kësaj skuadre René Ëeiler.
Nën hijen e tij nuk mbetet as sulmuesi i dalluar i kësaj ekipe Shkëlqim Demhasaj.
Ai plotësisht e arsyetoi ardhjen e tij para një viti nga FC Schaffhausen në FC Luzern.
Përveç që u paraqit në 32 ndeshje shënoi edhe 6 gola me çfarë paralajmëroi se kemi të bëjmë me një golashënues tejet efikas.
Gjithashtu në kontingjentin e lojtarëve të Luzernit figuron edhe shqiptari tjetër Dren Feka.
Ai fanellën kaltër e bardhë të kësaj ekipe gjatë kampionatit të kaluar edhe pse në një konkurrencë shumë të fortë e veshi tri herë.
Nëse Feka punon me ngulm dhe seriozitet gjatë këtij kampionati fare lehtë mund të jetë pjesë e njëmbëdhjetëshit të parë të kësaj skuadre.
Nga FC Luzern në formë huadhënie tek FC Ëil 1900 me mundësi kthimi kur e kërkon nevoja është dhënë dhe super-talenti 20 vjeç Rrezart Hoxha.
FC Sion i kantonit Valais vitin që shkoi zhvilloi luftë të pakompromis për të mbetur në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Zvicrës.Ky synim i kësaj skuadre u realizua me shumë mund në finish të kampionatit.
Me kusht që të mos përsëritet një situatë si kjo aksionarët e këtij Klubi përveç dy-tri përforcimeve cilësore ruajtën në skuadër edhe shqiptaro-zviceranët Pajtim Kasami,Emir Lenjani dhe Burim Kukeli.
Këta tre futbollistë të rryer dhe me përvojë nëse janë me fat dhe kursehen nga ndonjë lëndim i mundshëm do të jenë forcë kryesore e FC Sion.
FC ST.Gallen që e kishte në radhët e veta Adonis Ajetin e ri e perspektiv sikur është ngutur në marrjen e vendimit që nëpërmjet një marrëveshje atë ta transferojë pamenduar për një periudhë prej gjashtë muajve tek FC Chiasso e kantonit Tiçino,në një shkallë më të ultë garash.
FC Lugano një ekip në jugu të Zvicrës me një përvojë të gjatë me të gjitha forcat e saj edhe në këtë Kampionat do të bëjë përpjekje për ruajtjen e statutit të anëtarit të kësaj Lige.
Me përgjegjësi në këtë detyrë trajneri spanjoll i këtij Klubi Guillermo Abascal do t’i ngarkojë edhe shqiptaro-zviceranët Jetmir Krasniqi,Eris Abedini dhe Valon Fazliu,ditë më parë i ardhur në këtë skuadër nga FC Rappersëil-Jona 1928.
Vështruar gjendjen aktuale në dhjetë Klubet e Raiffeisein Super Lague të Zvicrës,kandidatë potencial për titullin e më të mirit do të jenë si përherë FC Basel 1893 dhe BSC Young Boys i Bernës.
Kurse luftë e ashpër për të vazhduar shoqërimin në grupin e më të mirëve do të zhvillohet ndërmjet FC Thun,FC Neuchatel-Xamax,FC Lugano,mbase edhe FC St.Gallen,ngase fondi i tashëm i lojtarëve të këtyre skuadrave nuk garanton edhe gjithaq sukses dhe rehati.
Vala e të rrezikuarve nëse i lejon vetvetes rezultate të dobëta dhe oscilime në lojë fare-fare lehtë mund ta përfshijë edhe FC Sion-in e trajnerit italian Maurizio Jacobacci,fal të cilit kjo ekip në çastet e fundit siguroi vazhdimin e garave në elitën e futbollit zviceran. Kemi të bëjmë me 25 futbollistë shqiptar që luajnë në Superligën e Zvicrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...