Shaqiri çmend Mourinjon, turpëron Mançesterin

Diel, 29 July 2018 10:01

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se debutimi i Xherdan Shaqirit “nuk ishte normal”, pasi transferimi i ri i The Reds shënoi një gol spektakolar me gërshërë në fitoren e thellë ndaj Manchester Unitedit 4-1.
Shaqiri kompletoi shënimin e golave në mënyrë mbresëlënëse në Michigan, ku Liveprooli mbylli fushatën e vet në Interntional Champions Cup me fitore.

I ardhur pas një Kampionati Botëror mjaft të fortë, Shaqiri pati debutimin pikërisht në turneun që u mbajt në SHBA, e ku menjëherë Shaqiri reflektoi vlerat e tij.

“Sigurisht se ishte mirë. Kjo nuk është normale pas katër ditëve në klub – adaptimi kaq mirë në stilin e lojës”.

“Ne kemi dashur t’i ndihmojmë pak me pozicionin në mënyrë që të mos komplikohet, i kemi dhënë shumë liri, duke luajtur në mënyrë të natyrshme në sulm, plus duke ja bërë të ditur kthimin prapa për të ndihmuar ekipin, e këtë e bëri shumë mirë në golin e Sturridge”.

“Ishte më mirë se që kam pritur, të jem i sinqertë. Mendoj se sot ishte ndeshje e lehtë për lojtarët, por ishin 90 minuta futboll të vështirë. Ne kemi luajtur shpejt dhe thjeshtë, duke lëvizur. Kjo ishte mirë”.

“Për Shaqirin, në momentin që ka nënshkruar ai ka dashur që të qëndrojë në Liverpool dhe të stërviste me ne. Mendoj se ishte një javë pasi përfundoi Botërorin. Unë i thashë: ‘jo, jo, jo’”.

“Ai erdhi pas disa ditësh dhe ishte vërtet i entuziazmuar. Për të ishte moment i mirë në karrierë, duke pasur përvojë te Bayerni, Stoke dhe Interi. Këto ishin momente të rëndësishme në karrierë, e tash ne e kemi atë dhe mund të luaj me futbollistë vërtetë të mirë”, u shpreh Klopp.

Shaqiri luajti nga minuta e 68-të për Liverpoolin dhe impresionoi me paraqitjen e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...