PSG fiton Superkupën e Francës

Saturday, 04 August 2018 16:50

Paris Saint Germain e ka nisur sezonin 2018-2019 ashtu si la sezonin e shkuar, me fitore. Parisienët kanë fituar me shifrat e thella 4-0 ndaj Monakos finalen e SuperKupës së Francës, duke rrëmbyer kështu trofeun e parë sezonal në Francë.

Në Kinën e Largët, vendin ku Federata Franceze e Futbollit kishte vendosur të organizohet kjo përballje, dominimi i të besuarve të Tomas Tuchel ishte i dukshëm, një fakt që e pasqyron dhe rezultati përfundimtar. Në "Shenzen Universiade Sports Centre" rezultati u zhbllokua nga Angel Di Maria. Nga goditja e dënimit, sulmuesi argjentinas lëshoi një silurë drejt portës së Benaglio, me sferën që u ndal vetëm nga rrjeta.

Vetëm pak minuta më pas ishte Nkunku që i shërbyer në zonën e vogël e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt fundit të rrjetës. Ndërkohë që për të trefishuar shifrat mendoi i riu, Weah.

Për të mbyllur "hesapet" në apel u thirr ai që e hapi goleadën. I shërbyer nga Rabiot në hyrje të zonës, Angel Di Maria lëshoi një goditje të hidhur, me sferën që përfundoi pas shpinës së Benaglio. Përfundimisht 4-0 dhe PSG tregon dhe njëherë forcën në Francë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...