Për shkak se përfunduan në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, Liverpooli rrezikon të jetë në “Grupin e vdekjes” në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve mund të përfundojnë në të njëjtin grup me Barcelonën ose Real Madridin dhe Borussia Dortmundin ose Interin.
Megjithatë, kjo nuk i ka frikësuar as tifozët e as drejtuesit e klubit, pasi që ata mendojnë se të tjerët duhet të frikësohen nga Liverpooli.
Grupi në të cilin do të jetë Liverpooli varet nga rezultati i ndeshjes mes Benficas dhe Fenerbahces. Nëse Fenerbahce e fiton këtë ndeshje, atëherë Liverpooli do të ballafaqohet me klube më të vogla në grup.