Merkato/ Vetëm tri ditë kohë për 10 lojtarët e mëdhenj në Premier League

Tuesday, 07 August 2018 17:59

Edhe pak kohë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri futbollistik në Premier League. Të enjten, më 9 gusht, në orën 18:00, sipas orës sonë lokale, merkatoja që lëviz më shumë para në futbollin botëror, ajo e Anglisë, mbyllet. Dhe ka jo pak nga ata lojtarë mjaft të njohur, që duhet të zgjidhin të ardhmen e tyre brenda tri ditëve. 10 prej tyre, më të habitshmit, janë si në vijim, më poshtë:

1. I kritikuar nga Mourinho për arsye sportive dhe jashtë sportit, sulmuesi duket se ka arritur kulmin e tij të durimit. Për pasojë, është i etur të gjejë një dalje nga rruga e njëjtë me “Djajtë e Kuq”, ku aktivizimi me trajnerin portugez duket me pikatore, ose fare i pamundur.

2. Nuk ka vend në formacionin e trajnerit Unai Emery. Sporting nga Portugalia dhe West Ham luftojnë për t’i marrë shërbimet e tij.

3. Ai ka bërë gjithçka të mundshme për të shkuar te Real Madridi, por klubi i bardhë nuk është i gatshëm të paguajë milionat e shumta, të kërkuara nga Chelsea. Duket sikur belgu do të vazhdojë në Londër.

4. Një nga zbulimet angleze në Kupën e Botës së Rusisë, ai lakmohet nga Manchester United, me Jose Mourinhon të dëshpëruar për qendërmbrojtësin. Leicester City, klubi i tij, luan me ankthin e gjeneruar nga trajneri portugez.

5. Atij i përfundon kontrata në vitin 2019 me Arsenalin. Chelsea dhe West Ham janë dy nga skuadrat, me të cilat është i lidhur nga zërat e merkatos së kësaj vere.

6. Ai është në listë për të marrë përsipër mbrojtjen e portës në “Stamford Bridge”, por nuk është i vetmi kandidat. Evertoni, pas paraqitjes së bërë me Anglinë në Kupën e Botës së Rusisë, mund të jetë klub shumë i vogël për të.

7. Nuk ishte i padiskutueshëm për trajnerin Pochettino sezonin e kaluar. Është konfirmuar në Kupën e Botës së Rusisë dhe shihet si alternativë për të forcuar disa mbrojtje. Thuhet se Manchester United ka një marrëveshje me të, por duhet që Tottenham të sigurojë zëvendësuesin e belgut, që ai të transferohet në “Old Trafford”.

8. Atij i përfundon kontrata për një vit dhe dëshiron të luajë në Madrid, për arsye personale. Real Madridi është duke pritur për të dhe Chelsea është në kërkim të zëvendësuesit.

9. Chelsea dhe Tottenham po luftojnë për këtë ish-lojtar të Manchester United, që duket në rrugën e lënies së Crystal Palace.

10. Ai dëshiron të largohet nga Manchester United, pasi ka një marrëdhënie tepër të ftohtë me Jose Mourinho. Sidoqoftë, çmimi i këtij kampioni bote dhe paga e tij e bëjnë të vështirë këtë gjë. Edhe pse gjithçka është e mundur me një menaxher si Raiola. Barça ka bërë ofertën e saj, por francezi duket se dëshiron të rikthehet te Juventusi, për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos./ Telesport

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...