Mauro Icardi vendos për të ardhmen, ja kur do largohet nga Inter

Diel, 19 August 2018 15:05

Ylli i Inter, Mauro Icardi do të vazhdojë të jetë pjesë e zikaltërve. Sipas së përditshmes italiane  “Corriere dello Sport”, sulmuesi argjentinas ka rënë dakord me kushtet e kontratës së re me këtë ekip dhe pritet që ta nënshkruajë së shpejti.

Icardi është lojtari kryesor i klubit milanez, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Gjatë merkatos që sapo u mbyll u përfol për një kalim të mundshëm të tij te Real Madrid, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ndërkohë që për të patën shfaqur disa ekipe, si; Chelsea dhe Juventus. Megjithatë 25-vjeçari ka vendosur që të qëndrojë në “San Siro” deri në të ardhmen e afërt.

Me kontratën e re që Icardi firmosi me zikaltërit, ai do të fitojë 8 milionë euro në sezon për pesë vite deri në vitin 2023. Duke e bërë atë pjesë të pandashme të projektit të italianëve. Pasi Interi kërkon që të kryesojë në Seria A. Pas një sezoni të mirë vitin e kaluar dhe një merkato pozitive këtë verë, klubi milanez do të synojë që të arrijë objektivat me sukses këtë sezon.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...