VIDEO/ E pafalshme, trajneri pengon kundërshtarin gjatë kundërsulmit

Diel, 26 August 2018 19:03

Futbolli shpeshherë përveç spektaklit që dhuron në fushën e blertë, ka edhe momente qesharake. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Rumani, ku protagonist është bërë një trajner. Ai ka penguar me këmbë njërin nga kundërshtarët i cili ishte nisur në kundërsulm mjaft të rrezikshëm.

Ishte duke u zhvilluar ndeshja Chindia Targoviste dhe FC Arges, e cila përfundoi në rezultatin e barabartë 1-1. Në aksionin e ndërtuar nga skuadra e Chindias, futbollistët kundërshtarë nuk arritën ta ndalonin, por për këtë mendoi trajneri i Arges, Sandoi, i cili shtriu këmbën drejt futbollistit duke e rrëzuar.

Ishte arbitri anësor që pa gjithçka dhe kërkoi ndërprerjen e lojës dhe që të ndëshkohej trajneri për veprimin që kishte bërë. Sandoi u largua nga fusha pasi u kërkoi falje lojtarëve, por gjithsesi pritet që Federata e Futbollit në Rumani të marrë një masë të rëndë dispilinore për gjestin “qesharak” të trajnerit.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...