“Do të kisha dashur që të luaja krah Zinedine Zidane”. Luka Modriç, i cili është stërvitur nga Zizou te Real Madridi, rrëfen gjithçka rreth admirimit të tij për ish-yllin francez, të cilin ka dashur që ta ketë dhe shok skuadre.
Në intervistën e dhënë për “France Football”, që do të publikohet nesër, lojtari kroat nënvizon se si futbolli është “një lojë ku rëndon më tepër koka”, ndërsa për Cristiano Ronaldo-n, ish-shokun e tij të skuadrës tek “Los Blancos”, theksoi: “Ai është shumë larg, është shumë më lartë se të gjithë. Mbappe? Vijon që të rritet”.