Cristiano Ronaldo nuk njeh limite. Pasi ka vendosur dy rekorde (për kohën dhe moshën) ylli portugez vijon të mahnisë me numrat e tij.
5 herë fituesi i Topit të Artë ka shkruar historinë pasditën e sotme, si lojtari i parë që është aktivizuar në një nga 5 kampionatet më të rëndësishëm në Kontinentin Evropian dhe ka shënuar 400 gola.
Ai shënoi golin e parë në takimin që Juventusi po luan përballë Xhenovës. Ky ishte goli i tij i 5-të në 9 takimet e para me Juventusin në Seria A, ndërsa 311 gola të tij janë në La Liga për Real Madridin dhe 84 të tjerë të shënuar në Premier League për Manchester United.
Për të arritur këtë shifër luzitanit iu deshën vetëm 497 ndeshje.