Gabriele Gravina është zgjedhur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, pasi ka marrë 97.2% të votave që në raundin e parë të votimit. Ai ishte kandidati i vetëm dhe bëhet kështu presidenti i 42-të në historinë e kësaj federate.
“I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe për besimin. Bashkë me jua dua të ndryshoj drejtimin e futbollit italian. Për mua është kompletimi i udhëtimi të gjatë njerëzor dhe sportiv. Dhe tani, për të realizuar një projekt që të gjithë e kanë vlerësuar ambicioz, duhet bashkëpunim nga të gjithë”, – ka theksuar pas zgjedhje presidenti i ri, Gravina.
Gjatë fjalës së tij, Gravina ka shpalosur edhe pikat kryesore të programit të tij për presidencën e futbollit italian. “Futbolli që dua ka në bazë të tij të rinjtë dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve. Futbolli nuk luhet pa reformat e sistemit. Secili ka recetën e vet, por gjithçka duhet të kthehet në zgjidhje”, – ka shtuar më tej Gravina, i duartrokitur nga të gjithë pas zgjedhjes në krye të futbollit italian.