Mediat sportive në Shqipëri kanë pasur gjithmonë fatin të kenë vajzat më joshëse.
Nësë do të duhej të zgjidhnim moderatoren sportive më joshëse të ekranit, nuk do të dinim kë të zgjidhnim. Për mediat franceze nuk ka qënë kështu, pasi ato kanë zgjedhur vajzën që i ka bërë më shumë përshtypje, sidomos për format e saj trupore. “Ju prezantojmë me Ilda Bejlerin, një gazetare sportive shumë e njohur në Shqipëri dhe e kuptojmë pse”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook “La minute Football” .
Postimi nga sa mund të vihet re ka marrë një “lumë“ pëlqimesh, e madje komentet kanë shkuar deri aty sa të bëjnë lidhjen edhe me bukurinë e Shqipërisë, duke thënë se është një vend interesant për t`u vizituar.