Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen ditën e sotme në ndeshjen më të rëndësishme të La Ligas, atë që njihet si “Klasikja”. Mungesa e Mesit është një nga ato që “djeg” më shumë në kampin katalanas, pasi argjentinasi është një lojtar vendimtar për ekipin. Ka qenë portieri i Barcelonës ai që e ka “qetësuar” sulmuesin.
“Mesi është një kampion, por ai duhet të rrijë i qetë, të rikuperohet, pasi ne do të kujdesemi ta fitojmë këtë ndeshje. E kuptoj që ai do të dëshironte të ishte në fushë, por do të rikthehet. Ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj që bëjnë diferencën dhe do ta mbulojnë boshllëkun e tij. Jam i bindur se do ta fitojmë ndshjen edhe për Mesin dhe ai do të festojë me ne pas takimit”, përfundoi portieri.