S’kishte sesi të ndodhte ndryshe, Cristiano Ronaldo shpreson që Real Madridi të fitojë kundër Barcelona-s në “El Classico” që do të luhet pas pak orësh në “Camp Nou”. Duke folur për gazetën e përditshme spanjolle “AS”, ylli portugez tha: “kam shumë respekt për Barcelona-n, por mbaj Real Madrid-in në zemrën time. Për këtë arsye shpresoj që Madridi të na lumturojë me ndeshjen e sotme”.
Ronaldo ishte protagonisti i madh i ndeshjes së djeshme të Juventus-it, ku shënoi dy gola që i dhanë fitoren bardhezinjve.
Ndërkohë që në Spanjë kujtohet së bashku me Di Stefano-n si dy nga golashënuesit më të mirë të merengues-ave në historinë e “El Clasico”-s me 18 gola të shënuar, 12 prej të cilëve në “Camp Nou”.