Portieri i Leicesterit, Kasper Schmeichel, e shkroi një letër emocionuese dedikuar presidentit tashmë të ndjerë, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili vdiq në mënyrë tragjike të shtunën në mbrëmje, pasi helikopteri i tij u rrëzua pranë stadiumit “King Power” dhe humbi jetën e pesë personave të tjerë dhe pronarit të klubit anglez.
Schmeichel erdhi në klub pasi Vichai e mori klubin në pronësi, dhe ka qenë pjesë e fitimi sensacional të Premierligës në stinorin 2015/16, si njëra ndër historitë më të bukura të futbollit, transmeton Gazeta Express.
Letra fillon kështu: “Është e vështirë për ta shkruar me fjalë se sa i rëndësishëm ke qenë për këtë klub dhe për qytetin e Leicesterit. Të gjithë ne e dimë për investimet që i keni bërë në klub ti dhe familja juaj.
Ju u kujdesët shumë, jo vetëm për klubin por edhe për tërë komunitetin. Kontributet tua për spitalet dhe bamirësit në Leicester nuk do të harrohen kurrë.
Nuk kam takuar asnjë njeri më parë si ju. Gjithmonë ju kam admiruar si lider, si një baba dhe si njeri. Ju e ndryshuat futbollin. Përgjithmonë! Ju keni dhënë shpresë të gjithëve se e pamundura është e mundur, jo vetëm tifozëve tanë për tërë botës në çdo sport. Pak njerëz e kanë bërë këtë.
Kur më transferuat në vitin 2011 ju më thatë që do të jemi në Ligën e Kampionëve brenda gjashtë vjetëve dhe se do të bënim gjëra të mëdha. Ju më inspiruat mua dhe unë ju besova. Më keni bërë të besoj se çdo gjë është e mundur.
Pa ju dhe familjen tuaj, e gjitha kjo, çdo gjë që kemi arritur së bashku, çdo gjë që kemi arritur, nuk do të ndodhte. Ju keni bërë diçka që ndodh vetëm në fantazi.
Ju mi keni bërë ëndrrat realitet
Nuk do ta dini kurrë se sa shumë vleni për mua dhe familjen time
Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam qenë një pjesë e vogël e jetës suaj”.
Që të dy ndeshjet e së martës, ndeshja e ekipit të parë kundër Bournemouth në EFL Cup dhe ndeshja e skuadrës së zhvillimit kundër Feyenoord për Kupën Ndërkombëtare të Premierligës, do të shtyhen si pasojë e vdekjes së Vichait, në shenjë respekti për të.