Mesfushori i Juventusit, Emre Can pritet të mungojë rreth 40 ditë, pasi do të operohet për ta larguar një gungë tiroide.
Skuadra e Massimiliano Allegrit është përballur me vështirësi në mesfushë, pasi dy mesfushorët gjermanë Emre Can dhe Sami Khedira nuk janë në dispozicion, transmeton Express.
Gazzetta dello Sport raporton se klubi ka vendosur se opsioni më i mirë për Can është të operohet, dhe si pasojë do të mungojë rreth 40 ditë.
Kjo paraqet probleme për Allegrin, i cili këtë sezon është duke luajtur me një sistem 4-3-3.
Khedira do të vlerësohet sot në stërvitje dhe mund të rikthehet ndaj Cagliarit, megjithëse ka pësuar një seri problemesh muskulore.
Nëse gjemani s’ia del, atëherë të vetmit mesfushorë në dispozicion të Allegrit janë Blaise Matuidi, Rodrigo Bentacur dhe Miralem Pjanic.