Partizani ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, në lidhje me banderolën e shpalosur nga disa tifozë në sfidën e djeshme ndaj Skënderbeut ku shkruhej: “1 grek më pak, 1 bastard më pak”.
Klubi i kuq distancohet nga ky episod i quajtur sporadik, që sipas tyre nuk ka lidhje me eventin sporiv dhe bie ndesh me politikat “Fair-Play”.
REAGIMI I PARTIZANIT:
Falë masave të marra organizative, takimi Partizani – Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike (rasti i banderolës), të cilat nuk kanë lidhje me eventin sportiv, dhe bien ndesh me politikat Fair –Play të Klubit.
Sporti duhet ti bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre. Një falendërim i veçantë shkon për tifozerinë e kuqe, e cila me pjesmarrjen e saj masive,në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuruan një atmosferë të mrekullueshme.