Ligjbërësit e futbollit janë duke marrë në konsideratë një ndryshim të rëndësishëm për rregullën e prekjes me dorë të topit.
Sipas Daily Telegraph, ndryshimi, i cili do të diskutohet javën e ardhshme në Londër, mund të shoh fjalën “prekje me paramendim” të hequr nga rregullorja në lidhje me prekjen e topit me dorë.
Në vend të kësaj, gjyqtarëve do ti kërkohet të gjykojnë nëse krahu apo dora është në një pozitë jo natyrale-ndoshta mbi lartësinë e shpatullave.
Nëse bisedimet do të jenë të suksesshme ndryshimi i kësaj rregullore do të votohet edhe nga bordi i Federatës së Anglisë, ku kanë takimin e përgjithshëm në marsin e vitit të ardhshëm