Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez i ka dhënë fund sugjerimeve që ai do të jetë trajner i ri i Real Madridit
Me Antonio mConte që raportohet se është jashtë garës, ish trajneri i Wiganit dhe Evertonit shihej si favorit për ta zëvendësuar Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua pas humbjes 5-1 në El Clasico kundër Barcelonës.
Martinez i udhëhoqi, “Djajtë e kuq” të Belgjikës për të përfunduar të tretët në Botëror, derisa ka një karrierë të mirë menaxheriale.
“Ne nuk do të humbim kohë në këtë çështje”, ka thënë Martinez duke hedhur poshtë spekulimet për një bashkim me Realin gjatë një interviste për VTM Nieuws.