Nëse kjo ngjarje është e vërtetë atëherë mund të jetë një skandal i vërtetë për Kosta Rikën. Tre lojtarë, mes të cilëve edhe portieri i Real Madrid, Keylor Navas, mësohet se kanë kërcënuar federatën me humbje të qëllimshme të ndeshjeve për të shkarkuar ish-trajnerin Jorge Luis Pinto.
“AS” dhe “L’Equipe” shkruajnë se Adrian Gutierrez, ish-pjesëtar i federatës së Kosta Rikës, ka deklaruar se Keylor Navas, Celso Borges dhe Bryan Ruiz kanë kërcënuar se do të humbin me qëllim disa ndeshje për të shkarkuar ish-trajnerin, Jorge Luis Pinto.
Situatë e cila mësohet të jetë krijuar pas ndeshjeve të Botërorit 2014, ku Kosta Rika arriti deri në çerekfinale. Akuza të rënda, të cilat, nëse konfirmohen, mund të kenë pasoja serioze për tre lojtarët.
Ndërsa nga ana e tyre, futbollistët i kanë cilësuar deklaratat e Gutierrez si të pavërteta dhe kanë ndërmend ta denoncojnë lojtarin për shpifje