Ndeshja me Tiranën i ka siguruar Teutës tre pikë të ‘arta’ duke e renditur atë në vend të katërt në klasifikim pra në pikë të barabarta me Flamurtarin.
Durrsakët mposhtën me rezultatin 2-1 Tiranën, që shënoi e para me anë të mesfushorit Edon Hasani. Shkodranit iu përgjigj Ditmar Bicaj në 45 minutshin e dytë të lojës, teksa realizoi një dygolësh. Lezhjani që është qendërmbrojtës te Teuta edhe pse në prapavijë nuk ishte në lartësinë e duhur, i dha ekipit të tij një fitore me shumë vlera.
Pjesa e parë e lojës u mbyll me epërsinë e kryeqytetasve. Ndërsa minutën e 70-të Bicaj barazoi shifrat. Mbrojtësi lezhjan nuk u mjaftua me kaq, teksa 2 minuta më vonë, me një parabol me kokë, mposhti për herë të dytë portierin Lika, duke çuar peshë zemrat e tifozëve durrsakë. Me fitoren e sotme, Teuta vazhdon me shpresën për të arritur akoma më shumë.