Jo të gjithë ish-ët do të kujtohen në të njëjtën mënyrë nga tifozët e tyre, shumë do të mbahen mend në kujtime për gjestet e tyre dhe incidentet, të tjerët për simpatinë, ndërsa të tjerë vështirë të harrohen. Njëri prej këtyre mund të jetë Nicklas Bendtner, futbollisti danez që ka patur një të kaluar edhe si bardhezi, por pa patur as shumë fat dhe as shumë sukses. Por në këto orë të fundit, është dënuar për një gjest të bërë kohë më parë dhe që shkon përtej çdo argument futbollistik, madje, mund të klasifikohet te boksi.
Pikërisht, sepse sipas asaj që raporton e përditshmja angleze “The Guardian”, ish-sulmuesi i Juventus, Bendtner do të dënohet me 50 ditë burg për shkak se ka sulmuar dhe dhunuar fizikisht një taksist, duke i shkaktuar fraktura të ndryshme. Ndërkohë Bendtner është ende i lirë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Në lidhje me këtë argument ka ndërhyrë edhe administrator i deleguar i Rosenborg, klubi i tij, që ka deklaruar: “Besoj se ky episod nuk është i favorshëm as për klubin dhe as për Nicklas, por ai është një futbollist i Rosenborg dhe ne vazhdojmë ta mbajmë”.